Moderatori i njohur i “Portokalli” Salsano Rrapi mëngjesin e sotëm ishte i ftuar në emisionin “Rreze Dielli”. Si kurrë më parë ai ka folur për marrëdhënien e tij me kolegët dhe është ndalur më tepër tek aktorët që janë larguar nga spektakli. I pyetur nga prezantuesit, Salsano ka treguar një sekret që e mbante prej vitesh.

Aktori ka treguar se personi i vetëm i larguar nga “Portokallia” me të cilin nuk flet, është Julian Deda. Ai tregoi se mes tyre nuk ka pasur asnjë konflikt, por thjesht ashtu u kanë ardhur gjërat.

“Me të gjithë të larguarit nga portokallia shkoj shumë mirë pavarësisht se na ka ndarë koha, puna. Me të vetmin person që nuk komunikoj është Jul Deda. Nuk kam pasur ndonjë konflikt por thjesht nuk flas, ose atij i duket meqë ka ikur e nuk do ti flas asnjërit. Madje “Hekri”, një nga personat ka qenë me SHBLSH-at, me Jul Dedën. ky program është si në futboll, nëse të paguan dikush më shumë ikën”, është shprehur Salsano Rrapi.