Përmes një postimi në facebook, ish deputeti i PD, Ervin Salianji, shkruan se Parlamenti nuk përfaqëson qytetarët dhe interesat e tyre!. Për demokratin Salianji, parlamenti sot i shërben pasurimit të pak qeveritarëve dhe zhvatjes dhe gllaberimit të djerses dhe gjakut të shqiptarëve.

Në përfundim të statusit të tij, ish-deputeti Salianji apelon të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë më 11 maj, në protestën e paralajmëruar të opozitës për të treguar që sovrani është populli.

Postimi i plotë:

Parlamenti nuk përfaqëson qytetarët dhe interesat e tyre! I shërben pasurimit të pak qeveritarëve dhe zhvatjes dhe gllaberimit të djerses dhe gjakut të shqiptarëve, në 11 Maj të mblidhemi të gjithë bashkë, të tregojmë që sovrani është populli!