Policia ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin e PD Klevis Balliun dhe gjashtë protestues të tjerë, menjëherë pas protestës te Unaza e Re.

Në lidhje me shoqërimet e protestuesve, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji në një prononcim për News 24 shprehet se protesta ishte e ligjshme dhe se policia po vepron brutalisht.

Ervin Salianji theksoi se Partia Demokratike ka mbështetur dhe mbështesë të gjithë ata që protestojnë sot për të mbrojtur tokën e tyre.

Ervin Salianji: Policia ka vepruar në mënyrë brutale, duke tentuar që të imponohet një regjim policor. Protesta do të vazhdojë dhe ne do të jemi në mbështetje të tyre.

Ne dimë se janë shoqëruar 6 persona bashkë me Klevis Balliun. Ne do të mbështesim banorët në këtë protestë dhe sigurisht që duam lirimin sa më të shpejtë të protestuesve.