Ervin Salianji, ish-deputet i PD, ishte i ftuar në “Dita Jonë”, nga ku foli për atë se çfarë do të ndodhë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës, në orën 18:30.

Salianji tha se tashmë ka kaluar situata e protestave dhe se jemi në fazën e revoltës.

Ai theksoi se nuk do të ketë zgjedhje lokale më 30 qershor

“Ne tani jemi në rezistencë. Tani po kalon në situatë revolte.

PD i ka kaluar situatat e protestës. Në 30 qershor nëpërmjet dh unës nuk do të lejohet të ketë zgjedhje.

Votim ka pasur edhe në kohën e komunizmit, por votime farsë nuk do të lejojmë.

Ka forma të shumta për të bërë të pamundur procesin zgjedhor.

Ne nuk do të marrim ar mët”, tha Salianji.