Mohamed Salah ka lënë grumbullimin e Egjiptit, në kuadër të ndeshje miqësore me Botsvanën në 14 tetor.

Lojtari i Liverpulit ka pësuar një dëmtim në kavilje, dhe që vë në dyshim pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e madhe me Junajtid në 20 tetor.

Siç raportojnë mediat angleze, Salah nuk ka arritur dot të përmirësohet, pas ndërhyrjes së ashpër që lojtar i Leisterit i bëri këtë fundjavë.

Tashmë te Liverpuli shpresojnë që të kenë gati yllin e skuadrës për derbin e madh të Junajtid.

Pra, Salah do të qëndrojë jashtë fushave të blerta afërsisht 2 javë.