Armando Sadiku ende nuk ka rikuperuar nga problemet fizike që e kanë lënë jashtë për pak kohë dhe gjendja e tij emocionale nuk është nga më të mirat pasi humbi edhe dy grumbullimet e fundit me kombëtaren e Shqipërisë.


Sakaq, ai vazhdon stërvitjen e veçuar dhe shpreson që të paktën t’i bashkohet grupit të skuadrës së Malagas sa më shpejt për të qenë më pas gati për ndeshjen e kampionatit. Këtë fundjavë, Malaga luan ndeshjen e saj përballë Elches dhe duhet parë nëse sulmuesi i Shqipërisë do të jetë gati. Ndërkohë, Bare pritet titullar. Dy ndeshjet me kombëtaren konfirmojnë pontecialin e mesfushorit që është me tipare sulmuese dhe teknikë të admirueshme.