Menjëherë pas largimit nga Skënderbeu, Sabien Lilaj ka gjetur skuadrën e re, ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.

Mesfushori korçar ka arritur marrëveshjen me Gabalan në Azerbajxhan dhe tashmë është prezantuar si pjesë e këtij ekipi. Kjo ishte një nga pistat e mundshme që ka qarkulluar prej kohësh për të ardhmen e këtij futbollisti, ndërsa gjithçka është zyrtarizuar në ditën e sotme.

Gabala është një nga ekipet më të mira në kampionatin azer, pasi është renditur në vendin e dytë menjëherë pas Karabakut, duke siguruar arritjen në “Europa League”.