Që prej bërjes publike të lidhjes së tyre, Klea Huta dhe Elgit Doda janë parë thuajse kudo së bashku dhe janë bërë të pandashëm nga njëri-tjetri. Madje, çifti ka nisur prej kohësh bashkëjetesën dhe vazhdimisht tregojnë se janë të dashuruar kokë e këmbë.

Që Klea mund të bëjë gjeste romantike në lidhje si çdo femër, na shkonte në mendje, por që Elgiti të ishte shumë romantik s’e kishim menduar kurrë! Vetë Klea ndau me ndjekësit në InstaStory një surprizë të bukur nga partneri, që na i shkriu zemrat të gjithëve. Ai i ka lënë Kleas një letër ku i shpreh dashurinë në mënyrën më të ëmbël:

“Mirëmëngjes dashni, të dua çdo ditë e më shumë, të kam gjithçka”- i shkruan Elgiti. E lumturuar nga kjo surprizë, Klea ka shkruar krahas fotos: “Jeta ime, drita ime”.