Ori Nebiaj dhe Isli Islami janë një prej dysheve më të veçanta të emisionit të mëngjesit, “Wake Up”.

Dy moderatorët përveçse janë shumë në sinkron me njëri-tjetrin gjatë prezantimit të emisionit që zgjon të gjithë shqiptarët, duket se kanë dhe një lidhje më shumë në jetën e tyre private, pasi është parë që kalojnë shumë kohë sëbashku edhe jashtë pune.

Që prej sezionit të fundit veror në TopChannel, “Pushime on Top”, mediat rozë shkruajtën rreth një romance mes tyre.

Pasi shpesh herë Isli i lë komente të veçanta Orit në fotot që ajo publikon në rrjetet sociale.

Kështu ka bërë edhe këtë herë, ku krahas fotos që moderatorja ka ka publikuar në Instagram Isli i ka shkruar: Bukuria jote është zhurma më e këndshme që veshët e këtij qyteti kanë dëgjuar.

Dhe Ori ja ka kthyer: “😂😂😂 sa poetik o zot 🤩”

Një koment ky që shton edhe më shumë dyshimet për një lidhje dashurie mes çiftit.

Megjithatë mbetet për t’u parë sesa e vërtetë është pasi asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë.