Nga Anri Bala

Na këshilloje çdo ditë, se duhet të të kishim dëgjuar dhe do të kishim fituar! Por ne, kurrë nuk të morëm seriozisht, duke parë, se si je katandisur, emigrantë në vendin tënd, që nuk të zë bytha vend, e prandaj të këshilluam: Lëri tërmetet o Babaligu dhe na dëgjo ne, parashikuesit e fatit tënd… të zi.

Ti herë na dëgjoje nga frika, e herë nuk na merrje seriozisht, sepse doje kohë për të shitur ato që nuk i kishe: Mend, moral, inteligjencë dhe burrëri, për të ruajtur ato gjëra që kishe pa hesap… pasuritë e vëna me hajdutëri dhe pushtetllik. Na shite mend, se na kishe shpëtuar nga lufta vëllavrasëse, që do bënin mes tyre shqiptarët, për të kthyer bashkëshorten tënde të dyshimtë dhe lulen e vyshkur në karriget e pushtetit, që humbët nga padituria e makutëria… si grykësa të pështirë.

O tru cung, mburresh duke na fyer, duke e matur inteligjencën tonë me kokën tënde të pagdhendur nga zdrukthi i diturisë, e kur asnjë njeri nuk dëshmon dot nga turpi në copat e letrës që ruan ti, se çfarë formimi intelektual ke. Prandaj, populli nuk ju dëgjoi, por ju këshilloi të iknit nga sytë këmbët, për ditët e qametit, që po ju vijnë.

Ne, nuk ju paralajmëruam në emër të dashurisë e as të qetësisë, por në emër të urrejtjes… për luftën që na kishe shpallur zotrote, duke u hequr si shpëtimtarë. Në fakt, ishim të sigurtë, që ti nuk le gurë pa lëvizur, për të na përçarë dhe “vrarë” si përfaqësuesi i unitetit kombëtarë.

Ajo që më bënë habi, është kur dëgjoj koleg të tjerë, se duhet të ruajmë etikën, kur bëhet fjalë për figurën e nderuar të Presidentit, që e nxive, sapo shkele në atë vend. I keni transformuar të gjithë postet e shtetit në figura të degraduara gjer në dhembje, sa dhe krimineli më i rëndomtë dhe idioti, synon të bëhet deputet, ministër, kryeministër e president, e me të drejtë mendojnë: Kur u bë ai, po mua ç’më mungon!

Ndërsa, lehësit që i ke zgjidhur nga zinxhirët e lëshuar rrugicave, nuk të mbrojnë dot duke sulmuar mediat, e as duke i etiketuar shqiptarët si “idiot”, vetëm pse nuk e kuptojnë “sakrificën” tënde. Vetëm Tedi yt, është i sigurtë që ke shpëtuar vendin nga gjakderdhja, se siç duket, do e ketë kuptuar duke u rrezitur me ty plazheve, gjatë ditëve të nxehta, të fatit tënd si president.

Ti si parashikues, mund t’u japësh vetëm një datë të vërtetë, atë kur bashkëshortja juaj, do të sulmoi sërish shtetin, qeverinë, parlamentin dhe kryeministrinë. E duke i ditur këto data, tentove të dëmtoje zgjedhjet, jo për të mos na “vrarë” ne, por për të shpëtuar veten dhe sojsezët e tu… nga vëllavrasja e politikanëve të korruptuar.

Ndaj, që ta keni më të lehtë dënimin, se keni shumë mëkate për të larë… mos i shto vetes trimërinë e 13 tetorit, që e polli si intrigë krevati bashkëshortor i gjarpërinjëve të verbuar, nga ngasja e grykësisë për pushtet dhe para. Mos lësho lehës të indoktrinuar nga dritëshkurtësia e hallit tënd, për të na bindur, se s’ka ndodhur asgjë, kur përpara të shfaqet trekëmbëshi i gjykimit tënd. Ndoshta gaboj, mund të mos jet trekëmbësh, por jam shumë kurioz të di: Si e parashikon fundi tënd, si një termet që po të gremis apo si një shkundje që do të topisë… përgjithmonë?!”/Ekskluzive.al