Një nënë ka braktisur foshnjën e saj të porsalindur duke e vendosur në një qese plastike prapa një supermarketi.

Foshnja u gjet e zhv eshur dhe me shenja hipotermie nga menaxheri i supermarketeve në fshatin Cheremshan të Rusisë.

Nëna 36-vjeçare, e cila punonte si arkëtare në supermarket, i kishin nisur kontraktimet teksa po punonte. Ajo doli jashtë, lindi foshnjën, i preu kërthizën dhe më pas e braktisi pa mëshirë.

Megjithëse e mendoi dy herë pasi në momentin që la qesen në tokë, u zgjat edhe njëherë për ta marrë por ndryshoi mendjen në çastin e fundit.

Tashmë foshnja është dërguar në një spital në qytetin e Almetyevsk për të marrë gjithë kujdesin e duhur kri minal, ndërsa nëna është në arrest shtëpie.