Rudina Magjistari është padyshim një nga moderatoret më të dashura për publikun e që prej vitesh na argëton e na informon pasditeve me programin e saj “Rudina”. Mirëpo pasditen e sotme ka ndodhur një e papritur dhe Rudina nuk është shfaqur në ekran me një puntatë të re të emisionit.

Gjatë këtij orari u transmetua puntata e dy javëve më parë, kur Rudina kishte të ftuar në studio Erion Isain dhe Adriatike Lamin.

Nuk dihet ende çfarë e papriture i ka ndodhur moderatores, por me siguri do na e bëjë të ditur shumë shpejt.