Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Open” me Eni Vasilin.

E pyetur se përse ajo mbajti një qëndrim kundër ndaj grupit të saj parlamentar, për djegien e mandateve në bllok, ajo tha se vendimi ishte një atentat kundër demokracisë shqiptare.

Ajo shtoi se vendimi i djegies së mandateve nuk është mbështetur as nga ndërkombëtarët.

“Nuk kam asnjë dyshim mbi vendimin për të mos djegur mandatin.

Akti i PD për të rrëzuar mandatet kishte disa problematika.

Nuk kishte një debat të gjerë mbi këtë vendim, që ishte shumë i rëndësishëm për vendin.

Nuk kam qenë fare brenda grupit parlamentar kur është marrë ky vendim.

Duhet të ishim konsultuar dhe me aleatët ndërkombëtarë për këtë vendim.

Arena ndërkombëtare nuk e mbështet këtë vendim.

Është vendim shumë i rëndë për vendin dhe PD.

Basha bëri atentat kundër demokracisë shqiptare”, ka deklaruar Hajdari.