Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar sot drejt Bajram Currit për të marrë pjesë në një aktivitet në nder të Azem Hajdarit. Por vajza e këtij të fundit ka një mesazh për Metën dhe kryebashkiakun demokrat të Tropojës. Deputetja shkruan se ajo dhe vëllezërit nuk janë ftuar në ceremoni. Hajdari nuk kursen as ironinë me kreun e shtetit dhe Besnik Dushajn.

“Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia.

Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë” – shkruan Hajdari.