Deputetja e PD, Rudina Hajdari ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga Kryetari i ri i grupit të Demokratëve, Korab Lita, ku u shpreh se Hajdari ka qenë e pranishme në mbledhjen e demokratëve dhe ka dhënë dorëheqjen në mënyrë verbale.

Hajdari ka publikuar shkresën e firmosur nga Fatjona Dhimtri, të cilës sipas deputetes i është ushtruar presion nga Korab Lita dhe “gangsterat e tij”.

Hajdari paralajmëron në ‘Facebook’ se pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i dërgohen Prokurorisë për shqyrtim.

‘Përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe zj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur, për tërheqjen e këtij puçi. Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë’, shkruan Hajdari.