Rudi Vata kundërpërgjigjet pasi Mavraj e injoroi me postimin për Fatmir Vatën. Ish-mbrojtësi kuqezi e bën për VipSport, duke e ekzagjeruar pak…

“Unë nuk kam asgjë me Mërgimin. Fatmiri është fatmirë dhe e kam shok. Unë nuk jam fatmirë, ndoshta për Mërgimin jam fatkeq. Nuk kam çfarë të them unë për të, se atij i ka rënë bateria dhe mundet vetëm të gënjejë njerëzit se i marrim tre pikë Francës e Islandës, si të jesh duke folur në plazh… Nëse ai nuk e kupton se çfarë flet, çfarë t’i bëj unë? Duhet të kuptojë që kur mbarojnë kilometrat, mbarojnë kilometrat, edhe Mercedes i ri të jesh, kur bëhesh i vjetër, nuk ke më atë forcë.

Gjithsesi, nuk kam se si i kthej përgjigje tjetër dhe as më intereson faktikisht se kam të drejtën të analizoj atë që mendoj dhe nuk ka njeri në botë që më mbyll mendimin tim. Nëse Mërgimi mendon se është në ndonjë vend diktatorial e nuk kupton se në Gjermani e në çdo vend kritikohet gjithsekush. Siç kritikon Oliver Kahn, kritikon Lotar Mateus lojtarët e Bajern apo siç kritikon Geri Nevill lojtarët në Sky Sports, se e sheh se e gjykon sipas asaj që sheh në fushë, e atij nuk i pëlqen kjo, atëherë është person i vogël. Për mendimin tim, nëse e ka shkruar kështu, ka treguar që është një njeri i vogël. Ai ka ardhur në ekipin kombëtar shqiptar , i cili i ka dhënë një lloj emri dhe ai duhet të vlerësojë kombëtaren që Rudi Vata e ka përfaqësuar me dinjitet në ato vite që Mërgim Mavraj ka qenë në mërgim”.

“Dikush duhet ta kontrollojë, se këtu bëhet fjalë për ekipin kombëtar, nuk është ekipi kombëtar i para 20-30 viteve kur e kemi folur ndonjë fjalë. Sot investohet me trajnerë të huaj , ka investime të mëdha në kombëtare, nuk është më i disorganizuar se të themi. Por kur ai arrin në këto nivele, e kupton se çfarë shembulli jep për ata futbollistë të cilët duan të bëhen nesër kapiten në kombëtare se e kanë si ëndërr. Për mendimin tim, është thjesht humbej kohe të merresh me të. Se futbolli ecën përpara”.

“Edhe kur mbaron koha e Rudi Vatës, edhe kur mbaron koha e Mërgim Mavrajt, e Lorik Canës, të gjithëve me radhë, duhet të ecësh përpara. Përpara ecet kur njerëzit i pranojnë kritikat dhe i pranojnë gabimet e mundohen të përmirësohen, jo të sulmojnë. Por gjithsesi e ka në kulturën e tij arabe, troç muhabeti. Nëse ai e ka në kulturën e tij arabe për t’u përgjigjur kështu, bravo i qoftë. Por Rudi Vata i cili ka luajtur futboll, në kohë të Mërgimit nëse do të ishte në ekip kombëtar, ai do të mbante përgjegjësi të tjera ai. Nëse ai është krenar me paraqitjet që ka bërë të paktën në këto dy vitet e fundit, në ato ndeshje që ka bërë me Skocinë etj”.