I ftuar në studion e emisionit “Ëndërr Kuq e Zi” në “RTSH”, ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, foli për numrin e paktë të tifozëve, të cilët duket sikur kanë braktisur kuqezinjtë.

Sipas Vatës, tifozët shqiptarë janë larguar sepse janë të pakënaqur nga loja.

Tifozët janë larguar sepse nuk i ka kënaqur loja! Tifozeria jonë është specifike në llojin e saj. Lumturohet kur kemi rezultate te mirë. Nuk rrinë pranë skuadrës në ditë të vështira. Motivohet vetëm kur kundërshtari është interesant dhe ka vlera. Skuadra islandeze nuk iu jep kënaqësinë që iu jep një skuadër të madhe. Edhe rezultatet negative kanë ndikuar në këtë atmosferë. Kjo atmosferë mund të ndryshojë nëse skuadra jonë bën një paraqitje të mirë dhe krijohet prapë shpresa se ëndrra kuqezi mund të vazhdojë”, u shpreh Vata.