Investimet e Bashkisë së Tiranës po ndihen në çdo lagje të kryeqytetit. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve po punojnë për të rehabilituar dhe asfaltuar rrugën e “Kavajës” në kryeqytet, duke u kujdesur për shtresat asfaltike, trotuaret, dhe ndriçimin.

Qytetarët e kësaj zone, dhe jo vetëm, po i gëzohen asfaltimit të rrugës, ndërhyreje e cila zgjidh përfundimisht ccështjen e amortizimit dhe të ujërave të zeza, sidomos tashmë që jemi në stinën e shirave.

Ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve të Bashkisë së Tiranës ka vijuar punën këto ditë deri në orët e vona të natës, për të realizuar sa më parë mirmbajtjen e shtresave asfaltike përgjatë rrugës së “Kavajës”.

Punimet në infrastrukturë jo vetëm që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, por i japin një vlerë tjetër pronës. Ndërkohë që ndërhyrjet do të vijojnë edhe në rrugë të tjera të Tiranës, për ta bërë sa me komode lëvizjen e këmbësorëve.