Eusebio Di Françesko vazhdon të jetë në fije të perit tek stoli i Romës, dhe nëse ekipi nuk reagon, ai me shumë mundësi do të shkarkohet nga stoli i kryeqytetasve. Ditën e djeshme, bëri bujë lajmi se një nga emrat që mund ta zëvendësojë, është pikërisht trajneri i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi.

Edhe pse favorit mbetet Paulo Souza, siç raportojnë mediat italiane, tekniku Panuçi ka nga pas, mbështetjen e dy emrave të mëdhenj, siç janë Françesko Toti dhe Daniele De Rosi.

Ish-kapiteni legjendar, dhe kapiteni aktual i Romës, kanë luajtur së bashku tek Roma, dhe nëse shkarkohet Di Françesko, ata e kanë bërë të qartë preferencën e tyre për Panuçin si pasardhës.