Mjekja Ilda Xhelili tregon faktorët e riskut dhe ekzaminimet që duhet të bëni. Duhet bërë kujdes me përdorimin e kafeinës, medikamenteve bimore, apo stimuluesve të tjerë

Rrahjet e forta të zemrës të shfaqura në mënyrë të papritur mund të jenë tregues i çrregullimeve të zemrës, ku ndër më të shpeshtat janë edhe ato që njihen si palpitacione. Janë një sërë faktorësh që ndikojnë në shfaqjen e tyre. Mjekja Ilda Xhelili tregon në vijim se çfarë janë konkretisht palpitacionet, simptomat e tyre dalluese, rrezikun që mbartin nëse nuk trajtohen në kohë, ekzaminimet diagnostikuese, si dhe këshillat që duhet të ndiqni për parandalimin dhe trajtimin e tyre.

Çfarë janë palpitacionet?

Palpitacionet janë ndjesitë e perceptimit të rrahjeve të forta të zemrës, të shpejta, të parregullta, ose një kombinim i përbashkët i këtyre ndjesive. Zemra është një pompë elektrike me dy faza, funksioni i së cilës është të qarkullojë gjakun në të gjitha organet dhe indet e trupit. Sistemi elektrik i zemrës lejon që muskujt e saj të rrahin në mënyrë të koordinuar për të siguruar një sasi të mjaftueshme të gjakut që duhet të pompohet. Dhomat e sipërme të zemrës të quajtura atriume (veshore) mbledhin gjak nga trupi dhe mushkëritë dhe e pompojnë atë në drejtim të dhomave të poshtme të zemrës të quajtura ventrikuj (barkushet). Në muskujt e zemrës ndodhet një koleksion qelizash special, të cilat gjenerojnë impulse elektrike 60-80 herë në minutë. Këto impulse transmetohen në të gjitha qelizat e muskujve të zemrës në mënyrë që ato të koordinojnë veprimtarinë e tyre për të furnizuar të gjithë organizmin me gjakun e nevojshëm. Nëse qelizat speciale pësojnë çrregullime, çdo qelizë e muskujve të zemrës ka potencialin për të gjeneruar sinjale elektrike që mund të përhapen jashtë rrugëve normale të përcjelljes dhe për pasojë mund të gjenerojnë ose jo rrahje zemre. Një palpitacion përshkruhet si ndjesi që ndodh kur një pacient ndjen një anomali në rrahjen e zemrës.

Çfarë shkaktojnë këto anomali dhe sa të rrezikshme janë?

Anomalitë në sistemin elektrik të përcjelljes mund të bëjnëë që zemra të rrahë shumë shpejt, shumë ngadalë, ose në mënyrë të parregullt. Ndonjëherë palpitacioni mund të jetë edhe një variant normal, ashtu sikurse mund të shkaktohet nga një problem i rëndësishëm që mund të jetë kërcënues për jetën. Palpitacioni mund të jetë gjithashtu një rrahje zemre shtesë e izoluar ose mund të përshkruhet si një godtje e shumë rrahjeve shtesë së bashku për një periudhë të zgjatur. Ndonjëherë mund të ndihet edhe si një rrahje e humbur, ose një pauzë. Në varësi të vendit se ku prodhohet sinjali elektrik ekzistojnë lloje të ndryshme të palpitacioneve. Shumë rrahje zemre shtesë janë variante normale dhe shumica e pacientëve nuk janë të vetëdijshëm për praninë e palpitacioneve. Zakonisht, palpitacionet që burojnë nga atriumi (dhomat e sipërme të zemrës) kanë tendencë të mos jenë kërcënuese për jetën në mënyrë akute (të menjëhershme) në krahasim nga ato që burojnë nga ventrikujt (dhomat e e poshtme të zemrës).

Si bëhet përcaktimi i tyre dhe nga se shkaktohen më shpesh?

Palpitacionet shpesh përshkruhen bazuar në vendndodhjen e burimit të tyre (dhomat e sipërme të zemrës, dhomat e poshtme të zemrës, nyjet e përçueshmërisë elektrike), frekuencën e tyre dhe nëse rrahjet janë të rregullta në ritëm, ose të parregullta. Është e rëndësishme të theksojmë se palpitacionet mund të jenë një përgjigje fiziologjike normale ndaj stresit të krijuar në organizëm. Kur trupi kërkon më shumë oksigjen, ai çliron më tepër adrenalinë, gjë që bën që zemra të rrahë më shpejt për të rritur sasinë e gjakut qarkullues. Kjo mund të ndodhë për shembull si një përgjigje ndaj ushtrimeve fizike, sëmundjeve apo dëmtimeve të muskulit të zemrës. Gjithashtu, mund të ndodhë për shkak të anomalive të sistemit përçues elektrik të muskulit të zemrës. Forma të veçanta të palpitacioneve mund të ndodhin për shkak të defekteve të lindura të zemrës. Po ashtu, ato mund të shkaktohen nga kimikate që duken të ngjashme me adrenalinën që çlirohet nga organizmi ynë. Këtu përfshihet kafeina, alkooli dhe medikamente të tjera stimuluese, si: amfetamina dhe kokaina. Si shkaktarë të mundshëm janë nivelet e rritura të hormoneve të tiroides (mbi normën), ose të elektroliteve (kripërat minerale) në rrjedhën e gjakut. Një shkaktar mjaft i shpeshtë i këtyre çrregullimeve të zemrës mund të jetë dhe gjendja e ankthit, ose depresioni.

Cilat janë shenjat dhe simptomat klinike të palpitacioneve?

Siç e theksuam edhe më lart, palpitacionet përshkruhen si një parregullsi e rrahjeve të zemrës që ndjen pacienti. Ato mund të jenë rrahje të izoluara, pra që ndodhin rrallë, ose mund të jenë të shpeshta dhe të përsëritura. Palpitacionet mund të jenë gjithashtu të shpejta, të rregullta, ose të parregullta. Pacienti zakonisht mund t’i përshkruajë ato si një kërcitje në gjoksin e tij. Pacientët mund të ankohen edhe për ndjenjën e shtrëngimit në gjoks, ose në fyt. Mund të shoqërohet me gulçim, të vjella dhe djersitje. Nëse rrahjet e zemrës janë shumë të shpejta pacienti mund të përjetojë edhe gjendje sinkopale (me humbje të vetëdijes). Në raste të tilla zemra nuk arrin të tkurret plotësisht dhe të hedhë sasinë e nevojshme të gjakut. Për rrjedhojë do të kemi mangësi në furnizimin më oksigjen të organizmit.

Si mund të diagnostikohen?

Pacientët që përjetojnë palpitacione duhet të ekzaminohen me shumë kujdes, pasi këto mund të jenë pasojë e sëmundjeve serioze të zemrës, ose të mushkërive, por mund të jenë gjthashtu edhe efekte anësore të medikamenteve të ndryshme. Me shumë kujdes duhet bërë një ekzaminim i gjakut për të konstatuar një anemi të mundshme, nivelin e elektroliteve në gjak, funksionin e organeve kryesore dhe në mënyrë të veçantë funksionimin e gjendrës tiroide. Padyshim që rolin kryesor në përcaktimin e diagnozës e ka ekzaminimi i hollësishëm i zemrës për të parë funksionin e saj, por edhe për të gjetur shkaktarët e mundshëm. Ekzaminime të tilla si: EKG, EKO e zemrës, kateterizimi i zemrës luajnë rol të madh në diagnostikimin e zemrës. Në rast se palpitacionet shoqërohen me dhimbje në gjoks (përfshirë dhimbjen e nofullës, çrregullime të tretjes, ose lodhje ekstreme), me gulçime ose gjendje sinkopale (rënie të fikëti, humbje e vetëdijes) duhet një reagim i menjëhershëm, pasi kjo përbën urgjencë mjekësore.

Si trajtohen këto çrregullime?

Palpitacionet trajtohen në varësi të shkakut themelor, duke e përshtatur me nevojat specifike të pacientit. Shumë shkaqe të palpitacioneve lidhen me ndryshime të stilit të jetesës. Këto përfshijnë shmangien e përdorimit të kafeinës, të alkoolit, apo të duhanit. Po ashtu, është e rëndësishme të theksojmë se shumë medikamente me përmbajtje bimore përmbajnë mjaft stimulues që mund të ndikojnë në sistemin e përcjelljes elektrike të zemrës. Prandaj edhe pse këto medikamente mund të merren pa recetë, është e këshillueshme të konsultohen me mjekun përpara përdorimit, pasi gjendje të ndryshme individuale shëndetësore mund të mos e lejojnë përdorimin e tyre. Në varësi të shkakut themelor të palpitacioneve përshkruhen medikamente nga mjekët specialistë kardiologë për të kontrolluar rrahjet e zemrës dhe ritmin e tyre. Trajtime të tjera mund të përfshijnë edhe teknika kirurgjikale.

Cila është prognoza e palpitacioneve?

Shumë palpitacione janë vetëm të përkohëshme dhe shkaktohen nga situata që mund të zgjidhen me modifikime të stilit të jetesës, siç e përmendëm dhe më sipër. Këto palpitacione zakonisht kanë një prognozë të mirë. Shkaqe të tjera mund të kërkojnë medikamente, ose ndërhyrje kirurgjikalë për të kontrolluar shqetësimet e ritmit të zemrës. Prognoza e këtyre shpeshherë është në varësi të përgjigjes së individit ndaj trajtimit.

A mund të parandalohen palpitacionet?

Shumica e palpitacioneve e kanë origjinën nga sëmundjet themelore të zemrës, veçanërisht sëmundjes ishemike. Prandaj faktorët e rrezikut që mund të kontrollohen përfshijnë kontrollin e tensionit të gjakut, nivelin e kolesterolit dhe të diabetit. Si faktor parandalues duhet të përmendim ndalimin e duhanit dhe abuzimin me alkoolin dhe drogërat. Po ashtu, duhet bërë kujdes me përdorimin e kafeinës dhe të medikamenteve bimore apo stimuluesve të tjerë.

Somarjo

Shumë palpitacione janë vetëm të përkohëshme dhe shkaktohen nga situata që mund të zgjidhen me modifikime të stilit të jetesës, siç e përmendëm dhe më sipër. Këto palpitacione zakonisht kanë një prognozë të mirë. Shkaqe të tjera mund të kërkojnë medikamente, ose ndërhyrje kirurgjikalë për të kontrolluar shqetësimet e ritmit të zemrës.

Somarjo

Palpitacionet trajtohen në varësi të shkakut themelor, duke e përshtatur me nevojat specifike të pacientit. Shumë shkaqe të palpitacioneve lidhen me ndryshime të stilit të jetesës. Këto përfshijnë shmangien e përdorimit të kafeinës, të alkoolit, apo të duhanit. Po ashtu, është e rëndësishme të theksojmë se shumë medikamente me përmbajtje bimore përmbajnë mjaft stimulues që mund të ndikojnë në sistemin e përcjelljes elektrike të zemrës. Prandaj edhe pse këto medikamente mund të merren pa recetë, është e këshillueshme të konsultohen me mjekun përpara përdorimit, pasi gjendje të ndryshme individuale shëndetësore mund të mos e lejojnë përdorimin e tyre.

Somarjo

Pacientët që përjetojnë palpitacione duhet të ekzaminohen me shumë kujdes, pasi këto mund të jenë pasojë e sëmundjeve serioze të zemrës, ose të mushkërive, por mund të jenë gjthashtu edhe efekte anësore të medikamenteve të ndryshme. Me shumë kujdes duhet bërë një ekzaminim i gjakut për të konstatuar një anemi të mundshme, nivelin e elektroliteve në gjak, funksionin e organeve kryesore dhe në mënyrë të veçantë funksionimin e gjendrës tiroide. Padyshim që rolin kryesor në përcaktimin e diagnozës e ka ekzaminimi i hollësishëm i zemrës për të parë funksionin e saj, por edhe për të gjetur shkaktarët e mundshëm.

Përfundon parkimin e ri nëntokësor tek Rruga e “Elbasanit”

Kryeqytetit i është shtuar edhe një tjetër parkim nëntokësor. Nga dita e sotme, të gjithë qytetarët që do t’u duhet të ndalojnë pranë Rrugës së “Elbasanit”, mund ta lenë makinën e tyre në parkimin më të ri me 145 vende. Ky investim i Bashkisë së Tiranës i jep zgjidhje parkimit në një nga zonat më të ngarkuara të kryeqytetit. Pasi inspektoi përfundimin e punimeve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur. “Duke filluar nga dita e sotme, të gjithë qytetarët që kanë punë në Rrugën e ‘Elbasanit’, qofshin ata që shkojnë në shkollat këtu afër, si shkolla “Kosova” apo Liceu, qofshin ata që kanë biznese, qofshin ata që shkojnë te Drejtoria e Tatimeve, pra në një nga nyjet më të ngarkuara të Tiranës, gjejnë shpëtim përfundimtar për çështjen e parkimit, duke frekuentuar parkimin e 4-rt nëntokësor që hapim në 4 vjet në qytetin e Tiranës”, tha Veliaj. Një lajm i mirë për banorët e kësaj zone janë edhe tarifat e reduktuara për automjetet e tyre. Ndërtimi i parkingjeve nëntokësore do të vijojë edhe në mandatin e dytë. Veliaj theksoi se shumë shpejt do të ketë edhe dy parkingje të reja nëntokësore, një pranë Parkut të Liqenit dhe një tek “Qyteti Studenti”. “Zgjidhja që do të shohim në Tiranë është: makinat larg syrit të njeriut, nëntokë, kurse hapësirat e rikuperuara nga privati, që janë hapësira të bashkisë, siç ishte këndi i “7 Xhuxhave”, që sot është kthyer 100% në duart e shtetit dhe qytetit të Tiranës, do të vijojmë me të njëjtën filozofi edhe në hapësira të tjera që kemi identifikuar për parkingje nëntokësore. Shumë shpejt, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të rimarrë një tokë dhe do të bëjë një shkëmbim me një tokë që është në hyrje të Parkut të Liqenit, midis Gardës dhe Universitetit, ku do të konceptojmë një tjetër parkim nëntokësor, që do t’i shërbejë të gjithë atyre që frekuentojnë Parkun e Liqenit. Po kështu, edhe në Qytetin Studenti dhe në disa hapësira të tjera kemi identifikuar mundësinë për parkingje nëntokësore”, deklaroi kryebashkiaku. Veliaj siguroi se të gjitha të ardhurat që do të vijnë nga parkingu shkojnë për të mbjellë më shumë pemë.

Somarjo

Parkimi publik ka 2 kate nëntokë dhe ofron 145 vendparkime në total, plus 2 vende parkimi për PAK. Parkimi është i pajisur me sistemin e ndriçimit emergjent sipas standardeve ne fuqi. Në katin -1 (parkim) është pozicionuar edhe blloku i nyjeve higjenosanitare, që do t’i shërbejnë parkut rekreativ në sipërfaqe. Parkimi publik përmban sistem ventilimi dhe është i pajisur edhe me sistem të mbrojtjes kundër zjarrit.