Vr asja e 26 vjeçarit, Indrit Çelaj, nga pronarët e vilës ku po punonte për rregullimin e sistemit të kondicionimit, ka sjellë edhe dëshminë e së dashurës së tij në Prokurori.

Sonila. N, kishte një vit që bashkëjetonte me Indrit Çelaj. Ajo tha në deponimin e saj në Prokurori se i dashuri i saj nuk kishte asnjë kon flikte, përveç një rasti ku u përfshi në aksident dhe i zoti i mjetit i kërkoi paratë e makinës

“I është marrë deklarim shtetases Sonila N., e cila ndër të tjera ka deklaruar se: ‘Shtetasin Indrit Çelaj e njoh që para 7 vitesh dhe kam një vit që bashkëjetoj me këtë shtetas. Ai punonte në montimin e kondicionerëve. Indriti nuk kishte konflikte me punonjësit e firmës ku punonte. Para dy muajsh ka bërë një aksident dhe kishte dëmtuar një person me makinën e punës. Në lidhje me këtë ngjarje, ai nuk kishte pasur ndonjë problem, por pronari i makinës i kishte kërkuar paratë për dëmin në mjet dhe Indriti i kishte thënë se nuk kishte para.

Shtetasi Vini Mneri i kishte dërguar Indritit sms duke i thënë: ‘Bëji lekët e makinës se s’ke hall pa i paguar’”, citohet në dosje dëshmia e të dashurës së 26- vjeçarit.

Por, pas pretendimeve të saj është marrë në pyetje edhe personi që ajo përmend në deklarimet e saj, shtetasi Edvin Mneri.

I është marrë deklarim shtetasit Edvin Mneri, i cili ndër të tjera ka deklaruar se: “Unë e njoh shtetasin Indrit Çelaj. Ngjarjen e kam mësuar kur më kanë marrë në telefon nga Policia për t’u paraqitur dhe më pas në televizor. Në momentin kur kam qenë në dyqanin tim, kam mësuar se kishin plagosur një teknik kondicionerësh. Indriti para një muaji më ka aksidentuar makinën e punës dhe i kam kërkuar që të rregullojë defektin, por nuk e ka bërë një gjë të tillë’”, citohet në dosje.