Sulejman Demollari nuk kërkon të bëjë polemika. Tregon të vërtetën e shkarkimit të tij nga stoli i Kombëtares shqiptare, por gjithashtu driblon mjeshtërisht edhe një ish-mbrojtës të fortë si Rudi Vata.

Në një reagim për “Panorama Sport” në lidhje me deklaratën e ish-trajnerit Astrit Hafizi, Demollari tregon se ai nuk u shkarkua nga Duka, por patën një marrëveshje për largimin e tij nga stoli i kuqezinjve. 54-vjeçari thotë se Duka në atë kohë donte që të kishte vetëm trajnerë të huaj dhe prandaj e largoi. Demollari i përgjigjet edhe Vatës me “stilin” e tij.