MILAN, ITALY - OCTOBER 26: Mauro Icardi of FC Internazionale (L) and Maxi Lopez of FC Torino compete during the Serie A match between FC Internazionale and FC Torino at Stadio Giuseppe Meazza on October 26, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa - Inter/Inter via Getty Images)

“Trekëndëshi” Vanda-Ikardi-Maksi Lopez, vazhdon të prodhoj lajme dhe deklarata të tjera interesante të jetës së tyre të “trazuar” dhe të zhurmshme mediatikisht.Këtë herë është i “tradhëtuari” Maksi Lopez që në një intervistë me gazetarin Fernando Niembro ka rrëfyer se si Vanda donte të bëhej menaxherja e tij.

“Vanda ka dashur të bëhet menaxherja ime. Ka shumë gra të afta për këtë punë, por nuk duhet ngatërruar profesioni me familjen, duhen mbajtur larg njëra-tjetrës. Duke parë se si kanë shkuar gjërat mes të gjitha zgjedhjeve të gabuara që kam bërë kjo ishte një zgjedhje e drejtë”, ka thënë Maksi Lopez.Argjentinasi është rikthyer të flasë edhe për marrëdhënien e tij me fëmijët dhe çiftin Ikardi-Vanda. “Unë nuk i shoh më ata, është e njëjta histori. Unë kam qenë në disa klube në Itali që të jem pranë fëmijëve, por gjithmonë kam patur vëeshtirësi. Ikardit i kam thënë që kur të bëhesh baba do më kuptosh, por ai pasi u bë prind po bën edhe më keq. Ndaj vendosa që të mos kem më kontakte me ta. Dje ishte ditëlindja e njërit prej djemve të mi dhe kur i mora në telefon, ata ma mbyllën”, ka përfunduar Maksi Lopez.