Ronela Hajati ka ditur gjithmonë si të na surprizojë dhe sapo e ka bërë sërish. Pak ditë pasi festoi 30-vjetorin e lindjes, ajo ka ndryshuar look dhe duket një super yll.

Këngëtarja i ka prerë deri tek supi për t’ju përshtatur një nga trendeve më të fundit të modelit të flokëve. Ndonëse zakonisht jemi mësuar ta shohim me ekstejshën super të gjatë, tani ajo duket shumë ndryshe. Ky model flokësh i shkon shumë Ronelës, e cila së fundmi duket se po punon për një klip të ri.