Këngëtarja Ronela Hajati është një prej më të pëlqyerave në tregun muzikor. Me një zë karakteristik dhe me forma të theksuara trupore, ajo ka ditur si të tërheqë vëmendjen mbi vete.

Mirëpo emri i saj është disi i pazakontë dhe kjo ka bërë që ndjekësit në rrjetet sociale ta pyesin për origjinën e tij. Me një lirshmëri dhe shpjegim të qartë këngëtarja i është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instastory.

Lidhur me emrin ajo ka shpjeguar se kuptimi i tij është, “Rron (jeton) Ela.”