Kristiano Ronaldo momentalisht është lojtari më i mirë në Serinë A në Itali. Por nuk duket e largët dita që ai do të mbyll futbollin dhe karrierën e tij.

Statistikat e tij tek skuadra e Juventusit janë të frikshme ndonëse ka qenë edhe më mire tek skuadra spanjolle Real Madrit.

Në një konference Ronaldo u pyet nga një gazetar nëse do të mbylle futbollin tek skuadra e Barcelonës, dhe futbollisti i njohur i ka dhënë këtë përgjigje:

A do ta mbyllja karrierën te Barcelona? Kam qenë shpesh herë atje dhe kam kuptuar se nuk është një skuadër për mua. Nuk më duan tifozët dhe gjithçka është vetëm një çështje rivaliteti dhe asgjë më shumë”.