Legjenda e Milanit dhe Holandës, Ruud Gullit, ka folur në lidhje me krahasimin ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Ish-mesfushori mendon se portugezi është më i miri i historisë dhe është para argjentinasit, pasi ka fituar në 3 shtete të ndryshme dhe ka fituar me kombëtaren.

“Më i miri i historisë? Unë mendoj se po. Të mos harrojmë, ai fitoi dhe me kombëtaren e tij kampionatin europian. Ai ka fituar me çdo klub që ka qenë. Ka fituar dhe Champions Leaguen me United, ka fituar me çdo klub në 3 shtete të ndryshme ka 5 Topa të Artë. Njerëzit bëjnë krahasime, por ajo që ka arritur me çdo klub që ka luajtur është e pabesueshme.

“Messi nuk e ka bërë me Argjentinën. Ishte afër, por nuk e bëri. Messi është aty ndër më të mirët, por qershia mbi tortë është fakti se Ronaldo ka luajtur në 3 shtete të ndryshme dhe ka fituar. E bëri, e bëri. Çfarë mund të thuash për Ronaldon? I mahnitshëm. Punëtor i hekurt. Ai mundohet dhe tani të përmirësohet akoma më shumë”, – tha Gullit.