Barcelona u mund 2-1 nga Valencia në finalen e Copa Del Rey, duke humbur sërish një trofe ku goli i argjentinasit nuk mjaftoi për ta fituar.

Në lidhje me karrierën momentale të Messit, para finales, u ndal të flasë Mario Kempes, ish-lojtar dhe legjendë e klubit të Valencias.

“Messi është Messi dhe Messi është Barcelona. Kur Messi është në fushë duhet të bëhesh gati, sepse kurrë nuk e di se nga do të kalojë ai ty”, shpjegoi fillimisht ai për “Dario AS”.

“Gjithsesi Messi nuk ka surprizon më. E kemi parë duke bërë çdo gjë dhe mendoj se tani e ka ulur pak ritmin, tani e shoh duke bërë më shumë gjëra për veten e tij. Më parë ishte më shumë lojtar për skuadrën, tani e shoh më individualist në aksionet e tij”, vijoi më tej Kempes.

“Tani është e kundërta e Ronaldos, i cili tani luan më shumë futboll për skuadrën sesa për veten e tij”, analizoi ai më tej.

Si përfundim, ish-sulmuesi zgjodhi Messin si lojtarin me të cilin do të donte të luante.