Cristiano Ronaldo do ta nisë si titullar sfidën e sotme që Portugalia e tij luan ndaj Luksemburgut në transfertë. Formacionet zyrtare janë publikuar dhe ylli i Juventusit do të luajë në sulm përkrah Andre Sivas dhe Bernardo Silvas.

Kjo do të jetë një ndeshje mjaft e veçantë për Ronaldon, pasi portugezi do të tentojë të arrijë një rekord historik, që vetëm një futbollist e ka arritur deri tani në historinë e futbollit.

CR7 do të provojë të kapë kuotën e 100 golave me Kombëtaren, teksa deri tani ka 98 gola të shënuar. Nëse shënon të paktën dy gola ditën e sotme, Ronaldo do të bëhej lojtari i dytë në histori që kap shifrën e 100 golave më Kombëtaren dhe i pari në Europë që bën diçka të tillë. Rekordin e parë e mban iraniani Ali Daei, i cili e ka mbyllur karrierën me 109 gola me Iranin.