Portugalia mposhti Lituaninë me rezultat të thellë 5-1 në një mbrëmje ku shkëlqeu Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Juventusit shënoi 4 gola ndaj Lituanisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian.

Pas ndeshjes, trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, thuri elozhe për CR7-ën ku theksoi që është lojtari më i mirë në botë.

“Kjo është dëshmia e qartë dhe e pakthyeshme se ai është futbollisti më i mirë në botë”, tha Santos, pas ndeshjes kundër Lituanisë.

“Nuk ka asnjë stadium në botë ku nuk duartrokitet Ronaldo. Ne shkuam në Paris në ndeshjen time të parë dhe hoteli në Francë ishte përballë rrugës. Kishte me mijëra njerëz para derës sonë. Mendoj se është e çuditshme kur ai nuk shënon. Ata thonë se karriera e tij po merr fund… asgjë nuk po merr fund. Duhet të jesh i kujdesshëm sepse nuk merr fund asnjëherë” – u shpreh Santos

5 herë fituesi i “Topit të Artë” theu një tjetër rekord me fanellën e kombëtares portugeze. Sulmuesi 34 vjeçar u ngjit në krye të listës së golashënuesve në kualifikueset e Europianit.

Me katër golat e shënuar, CR7-ta u ngjit në kuotën e 25 golave duke lënë pas Kean. Gjithashtu Cristiano Ronaldo ka arritur tu shënojë 40 kombëtareve te ndryshme.