Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, ka reaguar pas aludimeve të mediave pranë Ilir Metës, se kanë një vidoe intime mes saj dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë, Soreca.

Ajo thotë se ndjehet e neveritur nga këto aludime.

“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët!

Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë”, thotë Kukuo në reagimin e saj.