Jonida Maliqi është pjesë e jurisë së festivalit “Kënga Magjike” këtë vit. Mbrëmë u mbajt nata e dytë e festivalit dhe këngëtarja e njohur shqiptare kishte pranë njerëzit e saj të afërt! Bëhet fjalë për partnerin Romeo Veshaj, i cili ndodhej në karriget përballë Jonidës, duke ndjekur festivalin dhe konfirmuar praninë e tij me një selfie të këndshme.

Ai shoqërohej nga çifti tjetër, vëllai i Romeos, Donaldi me moderatoren e njohur Bora Zemani. Kjo e fundit madje ka mbështetur Jonidën duke publikuar një video ku e filmonte pa mendje dhe shkruante: “Nuk duket qartë, por rëndësi ka ideja”!. Këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori i njohur i humorit, Romeo Veshaj, po shijojnë prej disa muajsh lidhjen e tyre të dashurisë.

Ata janë fotografuar shpesh së bashku dhe s’vonoi shumë që çifti të dalë hapur edhe në publik, duke i treguar të gjithëve se janë të dashuruar. Jonida dhe Romeo janë njohur në televizion dhe këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja. “Ku je njohur me Romeon?”- është pyetja e ndjekësit të cilit Jonida i përgjigjet: “Në televizion”.