Mauro Icardi do vetëm Juventusin dhe nëse nuk transferohet te bardhezinjtë është gati të qëndrojë te Interi si i burgusor me shpresën se avokati i tij mund të fitojë rrugën ligjore ndaj zikaltërve për të qenë lojtar i lirë pas një viti. Megjithatë skuadrat që kërkojnë shërbimet e Icardit në Serie A nuk mungojnë sepse përveç bardhezinjëve dhe Napolit për Mauriton interesohet edhe Roma, madje duke iu referuar gazetës Il Messagero verdhekuqtë e kanë seriozisht për argjentinasin.

Roma ka gati një ofertë prej 40 milionë eurosh plus kartonin e Edin Dzekos të cilin Conte e do me çdo kusht te Interi për kartonin e Icardit. Edhe për sulmuesin Roma ka përgatitur një ofertë prej 7 milionë eurosh në sezon përfshirë edhe bonuset që do ta ish-kapitenin zikaltër lojtarin më të paguar në kryeqytetin italian.

Juventusi ndërkohë qëndron në dritare i gatshëm për të përfituar dhe për ta marrë Icardin me një shifër jo më të lartë se 40 milionë euro në ditët e fundit të merkatos ndërkohë që Interi dëshiron ta çojë te Roma por gjithçka është në dorë të sulmuesit.

Nga verdhekuqtë zikaltrit kërkojnë 50 milionë euro dhe kartonin e Edin Dzekos por mund të gjendet një rrugë e mesme që marrëveshja të arrihet.