Për herë të parë, një nga hotelet më historik dhe të mirënjohur në kryeqytet “Rogner” është gjobitur me një vlerë të majme. Hoteli duhet të paguajë 150.000 lekë gjobë pasi nuk lëshoi kupon tatimor për një nga klientët e tij.

Në një postim në Instagram, zv/kryeministri Erion Braçe veçon rastin ndërsa shkruan se nuk ka përjashtim për askënd që nuk lëshon kupon tatimor për shërbimin që ofron.

Postimi i plotë:

Kupon e fature per cdo shitje kudo! tek te medhenjte se pari!

Ligjshmeria ne cdo transaksion eshte detyrim!

Nuk kerkojme asgje me shume se kaq! Asgje!

Te zbatohet ligji dhe per cdo transaksion te kete nje kupon tatimor apo nje fature tatimore!

Perpjekja e perditshme per ligjshmeri po shkon lart, tek te medhenjte dhe atje do te rrije! Cdo dite!

Pa u kthyer pas nga emrat, xhiroja e madhe, miku apo klienti!

Dua ti falenderoj inspektoret e Hetimit Tatimor Qender per korrektesine ne zbatimin e ligjit! Tani ligjshmeri tek te gjithe./ Tiranapost.al