Rivitalizimi i bulevardit Maliq – Drithas, është një investim i rëndësishëm në funksion të urbanizimit dhe lehtësimit të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve.

Segmenti është i gjatë 2,5 km dhe lidh Maliqin me Drithasin dhe Libonikun, si dhe me Korçë-Pogradecin.

Investimi i qeverisë shqiptare zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në kuadër të programit “Investime Prioritare me Impakt të lartë në Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit, 2018 – 2019”.

Pas zgjerimit të shtratit të rrugës dhe sistemimit të kanalizimeve të ujrave dhe sistemit nëntokësor të ndriçimit, po punohet për sistemimin e bordurave, mureve pritës dekorativë, rikonstruksionit të fasadave të ndërtesave dhe lidhjes së ndriçuesve.
Faza tjetër e punimeve parashikon asfaltimin, vendosjen e sinjalistikës, ndriçimin dhe gjelbërimin.

Rivitalizimi i bulevardit pritet të formësojë zhvillimin e aktivitetit urban, përmirësimin e qarkullimit në nivel lokal dhe të nxisë aktivitete sociale në shërbim të komunitetit.