Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Anglinë.

Shumë personazhe të famshëm kanë postuar foto, duke e përkrahur përfaqësuesen e vendit të tyre në këtë ndeshje tepër të vështirë për ta.

E fundit që ka postuar një foto në Instagram ka qenë këngëtarja me famë botërore Rita Ora. Ajo publikoi një fotografi të realizuar më 1999 kur një vogëlush shqiptar po luante me një ushtar të britanisë.

“Paçi fat!!!”, është mbishkrimi që Rita i ka vënë fotografisë me shumë domethënie.