Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se në çështjen e lobimit të Partisë Demokratike Arben Ristani është sa bashkëpuntor aq edhe dëshmitarë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla ka publikuar një deklaratë publike të bërë nga Arben Ristani, ku pranon se PD ka një kontratë zyrtare të firmosur nga kryetari i partisë dhe një lobist amerikan, Muzin.

…”Është një marrëdhënie që Kryetari në emër të PD-së ka lidhur një marrëveshje me lobuesin, unë nuk kam qenë në dijeni”, deklaron Ristani.

Sipas Ballës, hetimi i plotë i kësaj çështjeje duhet të zbardhë dhe se kush ishte personi që transportoi paratë nga Shqipëria në Skoci.

 

POSTIMI:

MË QARTË SE KAQ NUK KA. E THOTË VETË PD.

I PANDEHURI: Lulzim Basha i biri i Xhelal dhe i Remzije i datëlindjes 12.06.1974, lindur dhe banues në Tiranë, Pallati afër ish Hotel Sheraton, me gjendje civile i martuar, me shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i pandehur, hetuar pa masë sigurimi.

AKUZUAR se ka kryer veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 190/3 dhe 287-ç/2 të Kodit Penal.

RISTANI ËSHTË SA BASHKËPUNËTOR, AQ EDHE DËSHMITAR:

“Kemi një kontratë zyrtare të firmosur nga kryetari i partisë dhe një lobist amerikan, Muzin…”

…”Është një marrëdhënie që Kryetari në emër të PD-së ka lidhur një marrëveshje me lobuesin, unë nuk kam qenë në dijeni”.

HETIMI I PLOTË DUHET TË ZBARDHË EDHE KUSH ISHTE PERSONI QË TRANSPORTOI PARATË NGA SHQIPËRIA NË SKOCI!