Revista franceze ‘France Football’ e cila akordon çmimin e ‘Topit të Artë’ këtë vit do të sjellë një tjetër risi. Pas trofeut të ‘Topit të Artë’ për femrat si dhe çmimit ‘Kopa’ për futbollistin më të mirë U-21, ‘France Football’ këtë vit do të akordojë edhe çmimin ‘Topi i Artë’ për portierët.

Kjo revistë ka menduar që trofeun ta quajë ‘Jashim’, në nder të portierit të vetëm që ka fituar trofeun e ‘Topit të Artë’, rusit Lev Jashin në vitin 1963. Për këtë trofe do të vendosin të njëjtët specialistë të cilët akordojnë edhe trofeun e ‘Topit të Artë’ për meshkujt.