“Së bashku mundemi”, është një takim solidariteti i zhvilluar në Senatin Italian për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë në fazën e rindërtimit pas tërmetit.

Takimi i solidaritetit u zhvillua në bashkëpunim me grupin parlamentar të miqësisë Itali-Shqipëri.

Në takim morën pjesë edhe nga diaspora e re shqiptare, personalitete arbëreshë dhe përfaqësues të shtetit Italian. Gjithashtu në takim morën pjesë përfaqësues nga shoqeria civile, arkiteëktë, përfaqësues nga bota e biznesit dhe ajo akademike.

Takimi u përshëndet nga senatorë dhe deputetë italianë.

Në takim u theksua nevoja e ndihmës që Italia duhet t’i japë Shqipërisë gjatë procesit të rindërtimit.

Takimi në Senat u mbyll me mesazhin: Deti që na ndan është një det bashkimi dhe solidariteti.