Nxënësit e Tamarës me shkollë të re, për vitin arsimor 2019-2020.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se, vijon zbatimi i projektit në kuadër të programit; Punët në Komunitet IV: “Zhvillimi i Alpeve dhe Zonave Bregdetare” financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës, i cili po ndërhyn edhe në rikonstruksionin e shkollave.

Pjesë e rikualifikimit urban të Tamarës në veri të vendit, është dhe rikonstruksioni i plotë i shkollës së saj. Çatia e re, e përfunduar me termoizolim 800 m2, përfshirë këtu dhe oxhaqet, suvatimet e jashtme me veshje me gurë, suvatimet e brendshme, lyerje dhe tavanet e reja prej druri, si dhe vendosja e 40 dritareve prej druri dhe 15 dyerve te brendshme te klasave, sot e tutje do të mundësojnë zhvillimin e një procesi normal mësimor dhe të pandikuar më, prej kushteve agresive të motit.🌧

Siguria e nxënësve vjen e para, me standarde bashkëkohore dhe të denja për të mirëpritur dhe edukuar qytetarët e së nesërmes.