Prej disa vitesh Ilva Taren ishim mësuar ta shihnim teksa moderonte emisionin “Tonight” në “Ora News”.

Por ndryshimet ne merkaton televizive duket se e përfshinë edhe gazetaren. Dy ditë më parë u përhap shumë shpejt lajmi se Ilva do të braktisë “Ora News” për të kaluar në krye të departamentit të lajmeve në “A1”.

Menjëherë pas kësaj, kanë nisur edhe aludimet e para se kush do të jetë prezantuesja që do të zërë vendin e saj. Burime për “Albeu” tregojnë se pronari i televizionit, Ylli Ndroqi është parë parë teksa darkon me Sonila Meçon. Për këtë arsye flitet se do të jetë gazetarja e njohur ajo që do të marrë drejtimin e ‘Tonight’.