Përfundoi sot rindërtimi i rrugës Oblikë- Obot një investim prej 12.4 milionë lekësh që përmirëson standardet e jetesës për 1 mijë banorë në Njësinë Administrative Ana e Malit, në Shkodër.

Investimi është kryer me të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës. Në bashkëbisedim me banorët, kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi foli për investimet e realizuara në këtë zonë gjatë tre viteve të fundit.

Ajo njoftoi edhe lajmin e mirë për punësimin gjatë stinës së dimrit të banorëve nga familjet e varfëra, falë një projekti të mbështetur nga donatorë.

Rruga e Obotit ka një gjatësi 1350 ml, gjerësi 3.5 m dhe ka një impakt pozitiv të padiskutueshem për këtë zonë.