Në Lotin II, Gjorm-Brataj-Ura e Laskos vazhdojnë punimet në të dy segmentet. Çdo ditë kryhen prova dinamike, për shtresën e nënbazës në fragmentet ku është punuar.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit tha se në zona të caktuara monitorimi gjatë punimeve është shtuar për shkak të disa problematikave të hasura në terrenin, ku po kryhen gërmime dhe mbushje.

Po, sipas FSHZH-së, ndërkohë ka filluar puna edhe me veprat e artit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit tha se ky aks do të shërbejë si një infrastrukturë lidhëse mes fshatrave të Vlorës, si dhe mes Vlorës e Himarës.

Gjithashtu, aksi do të mundësojë për banorët e Tepelenës dhe qyteteve të tjera, të kenë akses të shpejtë në bregdet.