Larg nga reflektorët dhe tapeti i kuq, aktori Richard Gere, ka treguar në disa raste se është një artist i pazakontë.

Kështu gjatë konferencës për shtyp të ‘Open Arms’, dha një tjetër konfirmim.

Para nisjes së konferencës për shtyp këtë të premte, aktori u ngrit nga pozicioni i tij për të hedhur ujë jo vetëm për vete, por për gjithë të pranishmit.

Para se të ulej, ai u sigurua që të gjithë të kishin për të pirë.

E ndërsa pa se pjesëtarët e tjerë në konferencë i koshin gotat bosh, u ngrit sërish dhe iu mbushi gotat. Një veprim i thjeshtë, por që e bën edhe më të dashur për publikun.