Franck Ribery u largua nga Bayern pas 12 vjetësh.

E raportet e fundit e lidhin lojtarin me një transferim tek skuadra e Fiorentinës.

Këtë konfirmoi skuadra e Fiorentinës, të cilët kishin bërë një ofertë, dhe nëse ai dëshiron të vazhdojë të luajë në nivel të lartë, atëherë ata janë duke e pritur Riberyn.

Mediat raportojnë se familja e Riberys e do një transferim te klubi italian, dhe ka ndikuar që futbollisti të zgjedhi Fiorentinën.

Francezi mori vendimin e tij dhe hodhi poshtë transferimet më fitimprurëse te Dynamo Moscow, Spartak Moska apo klubet në Emiratet e Bashkuara Arabe.