Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qëndre ciklonare mbi gadishullin Apenin me ndikim dhe mbi terrtitorin shqiptar do të kushtëzoj vranësira të dendura gjatë paradites, cilat do të sjellin shira fillimisht në zonat veriperëndimore dhe perëndimore dhe gradualisht gjatë mesditës dhe pasdites do të përfshijnë të gjithë vendin.

Parashikohet që shirat do të jenë mesatar dhe herë pas-here intensiv. Kjo situatë e paqëndrueshme e kushteve të motit do të mbetet present edhe gjatë orëve të natës. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por mesdita mbetet e pandryshuar ë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C deri në 19°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.