Projekti i rrugës Fier-Seman është një investim ambicioz do të krijojë kushtet e nevojshme për një lëvizshmëri me standarde të larta të banorëve të Fierit, turistëve vendas e të huaj në plazhet e Semanit, Darëzezës, si edhe në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, deklaroi Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit është Benet Beci.

Duke folur për programin kombëtarë “Rrugët lidhëse rajonale dhe lokale” , Beci tha se kemi filluar realizimin e një programi të rëndësishëm investimesh në mbarë vendin i quajtur “Rrugët lidhëse rajonale dhe lokale” dhe financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore,

Në vijim të fjalës së tij Beci tha se nga ky program kane filluar procedurat për ndërtimin e rrugës Fier – Seman.

“Projekti parashikon rikonstruksionin e këtij aksi shumë të rëndësishëm për turizmin bregdetar dhe agroturizmin në qarkun e Fierit. Megjithëse është bërë një ndërhyrje e përkohshme (emergjente), për të mos penguar këtë sezon turistik, rruga e re do të ketë standardet me të larta të lëvizshmërisë dhe sigurisë rrugore”.

Po ashtu Beci ka shpjeguar risitë e këtij projekti në shpejtësinë e lëvizjes se qytetarëve dhe përfitimet që kanë ata në jetën e përditshme dhe për të shfrytëzuar bregdetin.

“Pas rehabilitimit koha e udhëtimit nga Fieri për në bregdet do të ulet me së paku në 20 minuta. Rruga kalon nëpër zona me karakteristika të ndryshme prandaj është ndarë në 4 segmente. Segmenti i parë që fillon nga hekurudha në qytet deri në Bypass-in e Fierit i përket një zone shumë të populluar. Segmenti i dytë që fillon nga Bypass-i i deri në Ndërmenas, kalon nëpër disa fshatra te populluar dhe me aktivitet të e dendur bujqëesor. Segmenti i tretë që fillon nga Ndërmenasi deri në Topojë kalon nëpër një zonë më pak të populluar, përgjatë fushave bujqësore. Segmenti i katërt fillon ne Topoje dhe përfundon në bregdet” u shpreh Beci.

Beci shtoi se nëpërmjet këtij investimi i jepet zgjidhje pikave më të nxehta të trafikut, si ai nga Ura e Hoxharës , Topojë, Grykë, Plazhi Seman.

“Ky segment është aq i ngushtë dhe i dëmtuar saqë shkakton vështirësi në shkëmbimin e automjeteve. Projekti parashikon ndërtimin e një ure të re në Hoxharë”, tha ai.

Duke shpjeguar parametrat e rrugës, Beci tha se në këtë segmentet që kalojnë në zona të banuara parashikohet ndërtimi i trotuareve për kalimtarët dhe masa për disiplinimin e hyrje daljeve të banorëve të zonës.

“Ndërsa përgjatë gjithë gjatësisë parashikohet ndërtimi i një korsie për biçikletat. Do të ndërtohen edhe disa ura të tjera deri në 35m, si dhe do të sistemohen kanalet vaditëse. Në pjesën fundore të tij, projekti i rrugës përshtatet, për të ruajtur pyllin me pisha dhe natyrën pranë plazhit. Duke pasur parasysh që kjo rrugë kalon nëpër një terren fushor dhe lidh rreth 20 fshatra me prodhim aktivitet të lartë bujqësor, rruga investimi merr një rëndësi të dyfishtë pasi do të lehtësojë aksesin e fermerëve në tregje, por edhe do t’i japë impulse të reja zhvillimit të agro-turizmit në zone”, tha Beci.