Prej dy ditësh në media qarkulloi lajmi se shefi i kuzhinës, Renato Mekolli, do ta linte në mes emisionin e tij “Hell’s Kitchen”. Skenaristja e emisionit njoftoi për largimin e Renatos, duke prezantuar edhe shefin e ri të kuzhinës që do ta zëvendësonte. Në një status në Instagram Renato u shpreh se ishte publiku ai që nuk e kishte mbështetur, ndaj ishte çuditur nga kërkesat për t’u rikthyer.

Mirëpo, duket se gjithçka ka qenë një lojë dhe për këtë shefi i kuzhinës ka kërkuar ndjesë publike. Ai ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku shpjegon të vërtetën e lajmit të largimit.

“Ndjesë për tërheqen e vëmendjes tuaj, si dhe një falenderim të veçantë fansave jo vetëm të mij por edhe të “Hell’s Kitchen” që ju shqetësova me lajmin e sotëm… Mos u shqetësoni sepse unë do të vazhdoj të jem pjesë e këtij formati televiziv në Topchannel të cilin e kam sjell vetë dhe e dua shumë… tek secili nga ne ekziston një Djall… Hell’s Kitchen to be continued…
@alsi_sinanaj faleminderit shumë që ishe me ne 😘 Djalli im i mirë @zefinahasani si thua? Të kthehemi në normalitet ? 🤗🤣🤣👿👿”- shkruan Renato në postim.