Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE) në kuadër të rikonstruksionit të kabinave elektrike njofton se në datat 2 dhe 3 shtator do të ketë stakim të dritave për disa orë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar të OSHEE, zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë në 2 shtator janë si më poshtë: 09:00-15:00 rruga “Bajo Topulli” pranë Kryegjyshatës, rruga “Stefanaq Pollo”, rruga “Demir Zyko”. 09:00- 15:30 rruga “Dervish Hatixhe”, rruga e Barrikadave, pranë shkollës “Sami Frashëri”, rruga “Mine Peza” pranë ish kafe-Flora.

Ndërsa, në 3 shtator, zonat që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike janë si më poshtë: 09:00-15:00 rruga “Dervish Hatixhe”, rruga e Barrikadave, rruga “Bardhok Biba” 16:30 -21:00, rruga e Kavajës pjesërisht.