Kombëtarja ka zhvilluar seancën stërvitore në restorin Tropikal të Durrësit me trajnerin Edy Reja në krye të grupit. Tekniku italian zhvilloi një seancë të lehtë të përqëndruar në aspektin fiziko-teknik.

Grupi i lojtarëve ishte i plotë, ndërsa kapiteni Elseid Hysaj nuk do të jetë i grumbulluar pas dëmtimit që pësoi në sfidën ndërmjet Napolit dhe Torinos. Numri një i stolit ka vendosur që të mos e zëvendësojë shkodranin me ndonjë nga lojtarët që ka lënë në listën e pritjes. Ivan Balliu është mbrojtës i djathtë dhe në pritje, por tekniku ka vendosur të mos e grumbullojë. Vendim i çuditshëm!